Pyetjet e Shpeshta

Gjithçka që duhet të dini për sistemin, skadencat, llotet — dhe për detyrimet ligjore ndaj AKU.

Produkti dhe Çmimet

A ka periudhë provë falas?
Po. Planin Falas e provoni 14 ditë pa asnjë detyrim dhe pa kartë krediti. Gjatë provës keni akses në funksionet kryesore: inventarin, llotet, skadencat dhe njoftimet.
Si filloj me Gjurmo Produktet?
Krijoni llogarinë e kompanisë nga faqja e hyrjes, ose kontaktoni administratorin për konfigurim të personalizuar. Nuk nevojitet instalim — platforma punon në cloud dhe hapet nga çdo browser.
Cilat lloje biznesesh mbulon?
Markete, supermarkete, dyqane, ushqimore, farmaci, restorante, bare, depo dhe fabrika përpunimi — çdo biznes që trajton produkte me datë skadence.
Sa kushton?
Ekziston plan falas për bizneset e vogla dhe plane me pagesë për funksione të zgjeruara (më shumë përdorues, raporte të avancuara, degë të shumta). Na kontaktoni për ofertë sipas nevojës suaj.
A funksionon në telefon?
Po. Paneli është plotësisht responsive dhe mund të instalohet si aplikacion (PWA) në telefon ose tablet — me ikonë në ekranin kryesor dhe hapje të shpejtë.

Funksionet

Si njoftohem për skadencat?
Merrni njoftime brenda platformës për produktet që skadojnë brenda 7 ose 30 ditëve. Çdo lot regjistrohet me datë skadence dhe sistemi ju sinjalizon automatikisht.
A menaxhohen temperaturat?
Po. Ka tre zona: 2-6°C (frigorifer), -20°C (ngrirje) dhe temperaturë ambjenti. Produktet ndahen sipas zonës së ruajtjes dhe regjistrat e monitorimit mbahen automatikisht.
A mund të regjistroj lote dhe numra serikë?
Po. Çdo furnizim krijon lotin e tij me datë skadence, sasi, furnitor dhe faturë blerje. Shitjet ulen nga loti përkatës, kështu që keni gjurmueshmëri të plotë (traceability).
A janë të mundshme faturat e shitjes dhe blerjes?
Po. Moduli i shitjeve dhe blerjeve krijon fatura të lidhura automatikisht me produktet dhe llotet, duke përditësuar stokun në kohë reale.
A ruhen të dhënat e mia të sigurta?
Po. Të dhënat ruhen në cloud me backup të rregullt. Asgjë nuk humbet nëse dëmtohet kompjuteri apo telefoni juaj — kjo vlen edhe për regjistrat HACCP dhe të AKU.
Sa përdorues mund të kem?
Varet nga plani. Mund të shtoni përdorues me role të ndryshme (menaxher, magazinier, kasier) dhe secili sheh vetëm atë që i nevojitet.

AKU dhe Siguria Ushqimore

Çfarë është plani HACCP dhe a është i detyrueshëm?
Plani HACCP (Hazard Analysis Critical Control Point) është sistemi i vetëkontrollit për sigurinë ushqimore që ligji shqiptar i detyron çdo operatori të biznesit ushqimor — restorante, markete, fabrika përpunimi, depo. AKU e verifikon në çdo inspektim. Më shumë te udhëzuesi ynë për planin HACCP.
A ofron Gjurmo Produktet plan HACCP dixhital?
Po — jemi sistemi i vetëm në Shqipëri me planin HACCP online. Shumica e fushave plotësohen automatikisht nga të dhënat e biznesit (produkte, lote, furnitorë, zona temperaturash), kështu që plani shkruhet 4 herë më shpejt se me dorë. Lexoni planin HACCP online.
Çfarë dokumentacioni kërkon AKU gjatë inspektimit?
Inspektorët e AKU kërkojnë: planin HACCP të dokumentuar, regjistrat e temperaturave, gjurmueshmërinë e produkteve (lot, furnitor, faturë), regjistrat e heqjeve dhe tërheqjeve, dhe provat e blerjeve. Gjurmo Produktet i gjeneron të gjithë automatikisht. Detaje te dokumentacioni i AKU.
Çfarë ndodh nëse nuk kam plan HACCP?
Mungesa e planit HACCP ose e regjistrave të vetëkontrollit sjell gjoba nga AKU, sekuestro produktesh dhe në raste të rënda edhe mbyllje të aktivitetit. Me regjistra dixhitalë jeni gjithmonë gati për inspektim.
Si dokumentohen heqjet e produkteve nga qarkullimi?
Çdo heqje produkti regjistrohet me sasinë, numrin dhe datën e faturës së tërheqjes. Ky është dokumentacioni që AKU pret kur një biznes heq produkte të skaduara ose të dëmtuara nga raftet.
A humbin regjistrat e mi?
Jo. Regjistrat dixhitalë ruhen në cloud — nuk digjen, nuk laghen, nuk fshihen aksidentalisht dhe nuk falsifikohen. Çdo regjistrim ka datë dhe orë reale. Shihni pse regjistrat dixhitalë janë më të sigurt.
A vlen për restorante dhe bare?
Po. Restorantet, baret, pastiçeritë dhe kuzhinat janë operatorë biznesi ushqimor dhe u duhet plan HACCP. Sistemi ynë mbulon temperaturat e frigoriferëve/ngrirësve, skadencat e lëndëve të para dhe gjurmueshmërinë. Udhëzues: HACCP për restorante.

Gati të reduktoni humbjet nga skadimet?

Filloni provën falas 14 ditore dhe shihni sa lehtë menaxhohet inventari juaj.

Fillo Provimin Falas