Plani HACCP Online — I vetmi sistem dixhital HACCP në Shqipëri

Përditësuar: 10/11/2026

Gjurmo Produktet është sistemi i vetëm që ofron planin HACCP online në Shqipëri. Ndërsa bizneset e tjera ende mbushin dosje me letër ose dokumente Word që duhen printuar e nënshkruar, ju e keni planin e vetëkontrollit gjithmonë të përditësuar, të sigurt dhe gati për inspektimin e AKU — direkt nga platforma.

Pse jemi të vetmit?

Programet e tjera të inventarit nuk kanë modul HACCP. Konsulentët e sigurisë ushqimore ju shelin një plan në letër që koston qindra euro dhe vjetërsohet menjëherë. Gjurmo Produktet e ka planin HACCP të integruar brenda sistemit: ai gjenerohet nga të dhënat reale të biznesit tuaj, jo nga shabllon.

Plani HACCP shkruhet 4x më shpejt

Me sistemin tonë, shumica e fushave të planit HACCP plotësohen automatikisht — produktet, llotet, furnitorët, zonat e temperaturës dhe regjistrat e monitorimit janë tashmë brenda. Ju shtoni vetëm specifikat e biznesit tuaj. Ajo që me dorë zgjat ditë, me Gjurmo Produktet përfundon në orë.

I sigurt si asnjë dosje letre

  • Nuk humbet — ruhet në cloud, i aksesueshëm 24/7 nga çdo pajisje
  • Nuk fshihet aksidentalisht — historiku i plotë ruhet gjithmonë
  • Nuk digjet dhe nuk laget — zjarri apo dëmtimet fizike nuk prekin të dhënat tuaja
  • Nuk vjetërsohet — përditësohet vazhdimisht nga puna juaj ditore

Gati për AKU në çdo moment

Kur inspektori vjen, nuk kërkoni në sirtarë: eksportoni planin dhe regjistrat me një klik. Lexoni çfarë është plani HACCP, si e shkruani 4x më shpejt dhe pse regjistrat dixhitalë nuk humbin kurrë.

Gati të reduktoni humbjet nga skadimet?

Filloni provën falas 14 ditore dhe shihni sa lehtë menaxhohet inventari juaj.

Fillo Provimin Falas

Lexoni edhe